Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takimin me ambasadorët e huaj në vendin tonë për amnistinë fiskale. Bashkimi Europian ka shprehur shqetësime serioze për draftin aktual.
Kjo deklaratë dhënë për “News24” erdhi fill pas takimit me kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla dhe ministren e Financave, Delina Ibrahimaj. “Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”.
Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit.
Po ashtu personat që do aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.