Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Takimi me rektorin e UMT-së, Arben Gjata, studentët e mjekësisë rikthehen në auditorë

10:34 / October 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1698651295 studentarbengjata transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që prej ditës që nisi viti i ri akademik, studentët e Mjekësisë që janë kundër ligjit të ri, vetëm sot janë tërhequr nga protesta dhe bojkoti i mësimit. Ky vendim ka ardhur pas takimit të studentëve me rektorin e UMT-së, Arben Gjatën.

Studentëve nuk do t’u jepet një kontratë për të firmosur derisa Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën përfundimtare nëse ligji që i detyron ata të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri, është apo jo në shkelje të Kushtetueses. Gjithashtu, edhe ato që refuzojnë kontratët nuk do duhet të paguajnë tarifën prej 250 mijë lekësh në vit.

Ky vendim erdhi pas një takimi që pati një përfaqësi prej 8 studentëve me rektorin e Universitetit, Arben Gjata për gati 2 orë. Për rrjedhojë, studentët kanë bërë me dije se janë gati që të kthehen në auditore. Ndërkohë, kanë marrë garanci nga ana e rektorit Gjata që orët e humbura do kenë mundësi për t’i zëvendësuar.

“U diskutuan ato 3 kërkesat tona, të merrnim garanci që deri GJK të japë vendimin e saj dhe ne të mos na paraqitet kontrata. Na dha garanci për këtë, ne do kemi mundësi që të kthehemi lirshëm në auditorë. Do të shkojmë që nesër në auditorë”, tha një student.

Ato janë optimistë se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim pozitivë. “Mendojmë që Gjykata Kushtetuese do jetë në favorin e studentëve”, tha një prej përfaqësuesve të studentëve. Por ata po ashtu këmbëngulin për një takim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. “Ministrja duhet të përballet me këto studentë që i ka lënë rrugëve”, thanë studentët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.