Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Takova një politikan në kafe me rroba 40 mijë euro”, Fevziu: Më duket vetja varfanjak

22:08 / July 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 fevzo dhe politikani 1657568431
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blendi Fevziu ka folur për luksin e shfrenuar të politikanëve shqiptarë, të cilin nuk kanë frikë ta tregojnë për publikun, me anë të veshjeve dhe automjeteve me vlera marramendëse.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu rrëfeu një takim me një politikan të lartë, që ishte veshur me rroba shumë të shtrenjta, të cilat në total kapnin vlerën e 40 mijë euro. Gazetari deklaroi se shpesh ndihet “varfanjak” para politikanëve, edhe pse ka pagë të lartë.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Nuk të duket që politikanët shqiptarë janë bërë njerëzit më të pasur të vendit?

Blendi Fevziu: Më bën përshtypje, e kam menduar shpesh. Mënyra se sa shpenzojnë një pjesë e politikanëve është e habitshme. Mjafton të shkosh te dera e parlamentit, të shohësh makinat me të cilat vijnë politikat, çantat që mbajnë, orët që mbajnë. Una jam një nga njerëzit më të paguar në Shqipëri. Përveç pagës, kam patur të ardhura nga pronat jo të vogla. Shpeshherë më duket vetja varfanjak para politikës. Shihja një ditë një politikan të rëndësishëm, më thirri në kafe. Kishte një xhaketë 4 mijë euro. Këpucë që bëjnë 6 mijë e ca euro. I pashë një kravatë 250 euro dhe ora diku te 15 mijë euro, këto i njoha unë.

Ylli Rakipi: Pra një këlluf i futur brenda 40 mijë eurove…

Blendi Fevziu: Ai njeri kishte në trupin e tij mbi 40 mijë euro. Një njeri që paguhet 1 milion e 200 mijë lek (të vjetra) në muaj, si mund të arrijë këtë mirëqenie?
Një nga gjërat që kam llogaritur kur më kërkuan të bëhem ministër, rroga që merrja si gazetar ishte pesë herë më shumë se rroga e ministrit… Politika ka benefitet e veta. Në një restorant që hyjnë, dikush i ofron diçka.. Ky është bonusi që merr për angazhimin në politik. Por nuk mund të jenë njerëz që e përdorin profesionin vetëm për të fituar.
Ka edhe politikanë që nuk e kanë problem lekun. Dashamir Shehi përshembull.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.