Këtë të mërkurë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj foli në Komisionin e Ekonomisë për taksën për energjinë, duke sqaruar se po punohet për të draftuar projektligjin i cili po konsultohet me grupet që do të preken. “Nuk është një taksë komuniste, është një taksë që po vendoset nga pjesa më e madhe e vendeve të BE-së”.
Nga ana tjetër, sa i takon taksës për lojërat e fatit, Ibrahimaj pohoi edhe se janë bazuar në historikun e mbledhjes së kësaj takse para pezullimit dhe llogaritja është bërë mbi atë historik. Ibrahimaj tregoi se në fund të vitit të kaluar ishte gati strategjia afatmesme e të ardhurave e përpunuar me FMN-në që u hodh për konsultim publik.
Pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë u mor vendimi se nuk do të merret asnjë masë për këtë strategji. “Unë uroj shumë që gjatë vitit të ardhshëm situata makroekonomike vendase dhe globale të fillojë të normalizohet, parashikueshmëria të fillojë të rritet dhe ne të rimarrim në diskutim të gjithë ata element të strategjisë afatmesme të të ardhurave të cilat ndër vite i kemi diskutuar”.