Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Taksa që ulet më 1 janar: 50 mijë biznese të vogla nuk do të paguajnë më TVSH

10:52 / December 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dyqan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 50 mijë biznese të vogla në të gjithë vendin nuk do të paguajnë më Tatim mbi Vlerën e Shtuar duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, kohë kur merr fuqi vendimi i qeverisë për të përjashtuar nga kjo taksë këto subjekte.

Me rritjen e pragut, kjo taksë do të paguhet nga të gjitha bizneset që kanë një qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë, nga 2 milionë që ishte aktualisht.

Sipas Tatimeve, deklarimi dhe pagesa për TVSH do të kryhet brenda datës 14 të çdo muaji, teksa me bazë mujore do të bëhet edhe deklarimi i librave të shitjes dhe blerjes brenda datës 10 të muajit vijues.

Për tatimpaguesit që kanë realizuar një qarkullim vjetor për 2020 që nuk kalon pragun e ri prej 10 milionë lekësh do të çregjistrohen automatikisht nga sistemi brenda këtij viti.

Por, kjo nuk vlen për të gjithë tatimpaguesit, pasi sipas procedurave të publikuara nga Tatimet çregjistrimi i disa prej subjekte do të kryhet online në platformën e-filing në mënyrë manuale nga vetë ata.

Këtu përfshihen tatimpaguesit që kanë kryer të paktën një import gjatë vitit 2020 apo ata që rezultojnë me status pasiv deri në fund të këtij viti, ku çregjistrimi i tyre nga përgjegjësia e TVSH-së do të bëhet me procedura të përcaktuara, duke ndjekur udhëzimet e njoftimit që do të shkojë te secili prej tyre./tch

biznese tvsh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.