Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Taksat që ndryshojnë/ Shtohen ato mbi karburantet, ulet kufiri për pagesat me para në dorë

15:26 / November 8, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rggwtnt27q431
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paketa fiskale ose thënë ndryshe grupi i ndryshimeve tatimore që qeveria ka propozuar për të shoqëruar projektbuxhetin e vitit 2026, përfshin falje të detyrimeve tatimore si dhe një sërë rikthimesh tatimesh, në disa raste edhe rritje të tyre.

Paqja fiskale do të jetë edhe një ndër risitë e kësaj pakete e cila do të falë detyrimet dhe gjobat e vjetra 10-vjecare deri në vitin 2014 ndërsa për vitet e tjera lehtësi me kushte.

Në këtë linjë lehtësuese paketa fiskale vijon edhe për fermerët me një shtysë të drejtpërdrejtë, pasi kompensimi i TVSH-së rritet në 10% të vlerës së faturave të shitjes, për të nxitur formalizimin dhe rritur konkurrueshmërinë e prodhimit vendas. Ndërsa në sektorin e pasurive të paluajtshme për rivlerësimin është propozuar një zbritje e tatimit nga 15% në 5%.

Edhe prindërit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një masë sociale e drejtpërdrejtë. Më konkretisht nga tatimi mbi të ardhurat personale do të zbritet 48 mijë lekë për çdo fëmijë nën 18 vjeç.

“Qeveria kur bën hartimin e paketës ka patur parasysh diku disa sektorë inkurajim pozitiv si subvencion por dhe ne ato pjesë ku ul tatimet për të invalvuar ose ngre për të dekurajuar të cilat nuk kanë impakt pozitiv. Ndërsa për paqen fiskale me këtë duhet të kemi parasysh se është vij e hollë që e ndanë sa janë të rregullta. Në tërësinë duhet parë nga kuadri kushtetues sesa legale është se ka sensitivitet të lartë dhe ekonomia deformohet padashje”, tha Gjergj Tafa, ekspert fiskal.

Nga ana tjetër rritje të tatimit do të pësojnë disa sektorë. Kryesisht ai i teknologjisë do të largohet nga skema lehtësuese. Nga 5%, tatim-fitimi për IT kthehet në 15%.

Po ashtu dhe akciza do të rritet për disa mallra kryesisht me indeksim prej 1.5% për mallra si birra, nafta, kafe, me përjashtim të cigareve, ku vijon plani i rritjes progresive.

Një masë që pritet të sjellë të ardhura shtesë për buxhetin. Paketa shton edhe një element mjedisor. Taksa e karbonit rritet nga 3 lekë në 4.5 lekë për kilogram.

Një sër ndryshimesh të tjera do të prekin ligjin e procedurave tatimore. Nisur nga Aktet administrative që do të dërgohen me nënshkrim elektronik, duke zëvendësuar shërbimet postare, subjektet online të publikojnë të dhënat e biznesit, Ulja e kufirit për pagesat me para në dorë, si dhe Detyrimi për pajisje me terminale “POS”.

“Është gjë e mirë ulja e normës së pagesës cash, ul paranë cash në qarkullim. Gjithashtu orienton se të gjithë bizneset të ken POSe dhe paketa ka lënë hapësira për t’u plotësuar”, shprehet eksperti.

Paketa fiskale pritet të dorëzohet në Kuvend sipas qeverisë ndërsa është në konsultim me grupit e interesit dhe ndërkombëtarët.

Karburantet ndryshojne shtohen Taksat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.