Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Taksë për Tiranë-Durrës? Sqaron ministrja Balluku: Nuk nis pagesa në shtator

13:56 / May 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belinda balluku2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në shtator qeveria pritet të hapë tenderin për të zgjedhur fituesin për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës dhe pas përfundimit të saj dhe rikonstruksionit të rrugës Tiranë-Plepa, autostrada me trafikun më të madh në vend do të bëhet me pagesë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku sqaroi sot se pas hapjes së tenderit do të shihen kostot dhe tarifa më e leverdishme, ndërsa pranoi se ka një interes të shprehur nga një kompani indiane, por nuk do të ketë kufizim vetëm te kjo oferta.

Lexo edhe- Rrugët me pagesë/ Ja akset rrugore që do të jepen me konçesion

Pas ndërtimit të rrugës dhe rehabilitimit të Tiranë Plepa, ata që do e përdorin autostradën do të paguajnë me telepass, në bazë të kilometrave që do të përshkruajnë. Balluku shtoi se nuk ka asgjë konkrete për tarifën dhe gjithçka do të vendoset pasi të shihen të gjitha ofertat.

Balluku: “Është një projekt afatgjatë, po shikohet nga ekspertët e ministrisë për t’u vlerësuar dhe nuk ka një propozim sa i takon pagesës. Kjo do ndodhë pas realizimit të projektit, flitet për një afat kohor të largët. Do ketë një pagesë të përshkallëzuar, jo çdo dalje do paguhet, është në varësi të gjatësisë së rrugës që do përshkruajë çdo automjet. E dyta, kushdo të jetë fituesi duhet të rehabilitojë rrugën pa pagesë Tiranë-Plepa. Pra Shqipëria do përfitojë edhe një rrugë të dytë të zgjeruar dhe me parametra europianë. Pas kësaj do filllojnë punimet në rrugën Tiranë-Durrës. Është një proces kompleks.

Do të ketë një dialog publik. Të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë, por do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë”.

Kostot

Balluku nuk sqaroi nëse koncesionari do e ndërtojë rrugën me fondet e veta dhe investimin do ta nxjerrë nga tarifat që do mbledhë, apo do të marrë pagesa dhe nga buxheti i shtetit.

Më herët, në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria shqiptare kishte bërë të ditur se planifikonte të jepte me koncesion e Autostradën, Tiranë – Durrës kundrejt vlerës 49 miliardë lekë ose rreth 385 milionë euro. Projekti përfshin ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës.

Tiranë-Durrës do të jetë rruga e dytë që bëhet me pagesë, pas asaj të Kukësit, pagesat për të cilin filluan në shtator të vitit të kaluar, me 5 euro për një drejtim./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.