Taksitë dhe urbanët janë dy kategori që do të përjashtohen nga procesi i fiskalizimit dhe detyrimi për të lëshuar fatura online. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare ndërsa ministria e financave ka përfshirë në listën e subjekteve që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar fatura kompanitë, apo personat që punojnë në shërbimin taksi.po ashtu janë përjashtuar edhe subjektet që shesin bileta, ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban brenda qytetit .
Një tjetër ndryshim me rëndësi në udhëzim është edhe përcaktimi i fiskalizimit automatik për faturat që lëshohen në fushën e telekomunikacionit, sigurimeve, furnizimit të energjisë elektrike he ujit për konsumatorët finalë, si dhe faturat mujore të lidhura.me kontrata afatgjata leasing, të cilat lëshohen në mënyrë të vazhdueshme dhe mbi bazën e një kontrate afatgjatë të lidhur paraprakisht nga palët.

