Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, që prej marrjes së kësaj detyre kjo është hera e parë që vjen në Tiranë. Ai është pritur nga Rama, në kuadër të Samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Samiti është me fokus integrimin e rajonit në BE dhe zbatimin e planit të rritjes ekonomike.
Plani i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore.
Lexo edhe :
Related Posts
Rritja e integrimit ekonomik me tregun unik të Bashkimit Evropian.
Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal.
Përshpejtimi i reformave themelore. Rritja e ndihmës financiare.
BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.