Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Talebanët ndalojnë transmetimin e programeve të huaja në Afganistan

21:57 / March 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taleban
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Talebanët i kanë ndaluar transmetimin e edicioneve të lajmeve të BBC-së dhe Zërit të Amerikës në mediat afgane, në një kufizim të mëtejshëm të lirive në vend.

BBC po ashtu raportoi të dielën, më 27 mars se edicionet e lajmeve në disa gjuhë ishin hequr nga transmetimi në Afganistan.

Ky veprim ndodhi pasi talebanët urdhëruan partnerët e BBC TV, duke përfshirë stacionet televizive lokale Shamshad, Ariana dhe Arezo që t’i heqin transmetuesit ndërkombëtarë nga valët e tyre.

Ndërkohë një burim në gjigantin mediatik afgan ‘MOBY Group’ tha për agjencinë e lajmeve DPA se kishte ndaluar transmetimin e materialit të Zërit të Amerikës (VOA) që nga e diela, pas urdhrave të agjencisë së inteligjencës së talebanëve. Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Informacionit dhe Kulturës, Abdul Haq Hammad, konfirmoi për DPA-në se transmetimet televizive të Zërit të Amerikës në kanalet afgane ishin ndalur.

Zyrtari taleban tha se kulturalisht dhe politikisht, televizioni i Zërit të Amerikës binte në kundërshtim me politikat e qeverisë.

Talebanët kohët e fundit arrestuan për pak kohë 11 punonjës të medies, duke përfshirë tre punonjës të ‘TOLOnews’, pas ndalimit të telenovelave nga jashtë.

Pasi talibanët u kthyen në pushtet, shumë gazetarë afganë u larguan. Media të shumta u mbyllën, kryesisht për shkak të problemeve ekonomike. Ndërkohë shumë gazetarë që janë ende në Afganistan nuk ndihen më në gjendje të raportojnë hapur, nga frika e hakmarrjeve nga talebanët. Shumë prej tyre janë burgosur ose torturuar gjatë kryerjes së punës së tyre.

ndalim talebanet TV
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.