Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Talibanët ekzekutojnë 22 komando afganë të kapur në betejë, nxisin liderët të dorëzohen në pamjet e rënda

16:02 / July 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatat 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa pamje të publikuara së fundmi duket se tregojnë momentet kur 22 komando afganë janë masakruar nga militanët talibanë, pak pasi u dorëzuan te ata, shkruan britanikja DailyMail.

Pamjet e marra në qytezën Dawlat Abad, në provincën veriore Faryab më 16 qershor, erdhën pas një beteje madhore mes forcave talibane dhe atyre afgane.

Forcat qeveritare kishin ardhur për rimarrjen e qytetit, duke përfshirë dhe trupa elitare të stërvitura nga SHBA, por ato shpejt ato ishin rrethuar ndërsa përforcimet e mbështetja ajrore nuk erdhën në kohë.

Militantët thonë se komandot u kapën pasi u mbaroi municioni, ndërsa burime të tjera thonin se ato u vranë gjakftohtësisht pa luftë.

Zhvillimi vjen në kohën e një ofensive të gjerë të militantëve vendas talibanë menjëherë pas largimit të forcave amerikane nga vendi. Islamistët po përpiqen të bindin trupat qeveritare të braktisin postet me premtimet e lejimit të kthimit në shtëpitë e tyre.

Në pamjet e shpërndara fillimisht nga rrjeti Funker530 burrat me armë shihen që udhëheqin grupin e ushtarëve të burgosur në sheshin publik.

Ushtarët e paarmatosur i kanë duart e ngritura ndërsa kapësit e tyre u bërtasin dhe i detyrojnë të ulen me gjunjë në tokë.

“Mos i qëlloni, mos i qëlloni, ju lutem” dëgjohet dikush që thotë në gjuhën vendas Pashto, sipas përkthimit nga rrjeti CNN.

Disa momente më vonë dikush thërret ‘Allahu Ekbar’, dhe militanët hapin zjarr me dhjetra plumba të qëlluar ndaj të burgosurve.

Në një pjesë të dytë filmike shihen trupat e të vrarëve të shtrirë përtokë, teksa burrat e armatosur u marrin të vrarëve sendet personale.

CNN thotë se ka folur me dëshmitarë që thanë se komandot erdhën në qytet me mjete të blinduara çka solli një betejë dy-orëshe me Talibanët, që u mbyll kur forcat qeveritare mbaruan municionin.

Ata nuk kishin marrë mbështetje ajrore apo përforcime megjithë premtimet e qeverisë.

Talibanët thanë se 24 komando ishin kapur që po mbaheshin të burgosur, por nuk mund të jepnin prova për këtë për rrjetin CNN.

Talibanët po përpiqen ta përshkruajnë veten si një organizatë e ndryshuar dhe një qeveri në pritje, teksa luftojnë për të marrë kontrollin në Afganistan.

Grupi shpreson të krijojë lidhje diplomatike me vendet rajonale dhe të evitojë një reagim nga Perëndimi si ai që i përmbysi nga pushteti pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA.

Presidenti amerikan Joe Biden ka pranuar se e ardhmja e Afganistanit është e pasigurtë por ka thënë se populli afgan duhet të vendosë vetë për të ardhmen.

ta 1
ta 2
ta 3 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.