Për tre ditë në Pallatin e Kongreseve u mbajt Kongresi i Partisë Socialiste. Kongresi tre ditor kishte në fokus zgjedhjen e strukturave të reja dhe në ditën e parë iu dedikua grave socialiste.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, kryetari i PS-së shkëmbeu disa batuta me zonjat e të majtës shqiptare, të cilat ishin kujdesur të ishin të kuruara në mini “Tapetin e Kuq” të kongresit.