Shqiptarët e Lacios mund të marrin frymë të qetë, pasi eksperienca e tyre me COVID-19 më në fund është mbyllur .Pas Thomas Strakoshës, sot ka ardhur lajmi se edhe Igli Tare ka rezultuar negativ në tamponin e fundit dhe mund të kthehet qetësisht të bëjë punën e tij në zyrë.

Tare ishte infektuar para dy javësh dhe këtë e konfirmoi vetë presidenti Klaudio Lotito në një intervistë, ku bënte të ditur se drejtori sportiv ishte asimptomatik. Tamponët e djeshëm, e kanë nxjerrë Taren negativ, ashtu si Thomas Strakoshën i cili në në fund ka lënë karantinën pas një muaji shumë të turbullt.

Por dita e sotme nuk ka qenë plotësisht e lumtur për Thomas Strakoshën. Portieri kuqezi mund të kthehej në stërvitje, por trajneri Simone Inzagi ka bërë të qartë se ai nuk do të aktivizohej ndaj Krotones. “Sot u kthye edhe Strakosha, ndonëse nuk besoj se ia del për Krotonen”, tha trajneri para mediave, duke konfirmuar përsëri Pepe Reinën në portë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here