Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tarifat e larta, Rama-bankave: Morët 7.2 milion euro nga qytetarët për shërbime të thjeshta

13:45 / May 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 05 06 at 12.33.31 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeminsitri Rama ishte i papërmbajtur ndaj drejtuesve të bankave tregtare në vend pasi sipas tij ata i kanë rezistuar kërkesave të qeverisë për zgjerimin e shërbimeve online për qytetarët. Kryeministri përdori edhe fjalë të rënda ndaj tyre duke i krahasuar radhët e qytetarëve në sportelet e tyre me radhët e qumështit në kohën e komunizmit.

Kreu i qeverisë theksoi se sëfundmi bankat u kanë marrë qytetarëve 7.2 milion euro vetëm nga pagesat për shërbimet e thjeshta me kosto 100-200 apo 400 lekë.

“Kjo është e papranueshme”, tha Rama duke shtuar se bankat duhet të marrin urgjent masa për zgjerimin e shërbimeve online për të ecur në një hap me institucionet publike, të cilat sipas kryeminsitri, BERZH i ka renditur në vendin e parë në rajon për digjitalizimin.

“Unë e di që ju për fitim nuk njihni as babanë tuaj, por kjo gjë nuk mund të shkojë deri këtu”.

“S’kam asnjë fjalë të mirë për ju sot. Kam fjalë të keqija për këtë pjesë, pra për teknologjinë se për pjesën tjetër, duhet theksuar se ka zhvillime shumë pozitive”.

“Çdo muaj shkohet për të paguar TVSH, sigurime shoqërore dhe shëndetësore. është një ritual që nuk besoj se ju vjen mirë ta keni te dera e bankës, ndërkohë që është një konsum nervash dhe kohe. Jemi ku thërret qameti në shërbimet online të bankave. Qytetarë në dyert e bankave sikur të jenë në radhë qumështi. Ska pse një qytetar që ka një kartë krediti apo debiti dhe të shkojë të dera e bankës për të paguar për një shëbrim public. Le ta bëjë përmes e-albania”, tha kryeminsitri duke shtuar: Unë e di bankat përballë fitimit nuk njohin as nënë dhe as babë, por jo deri këtu tani. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.