Vetëm pak pasi Autoriteti i Konkurrencës deklaroi se ka marrë në shqyrtim vendimin për rritjen e çmimeve të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka çuar në gjykatë këtë vendim.
Në argumentin e saj Ministria e Shëndetësisë thotë se ky vendim është i paaplikueshëm. “Nuk ëstë tagër i Urdhrit të Stomatologut rritja e çmimeve”, thotë kjo ministri.