Pesë vite më parë, balerina e njohur Hueyda El Saied, nisi romancën e re me një burrë të quajtur Thierry, i cili para se të ishte partneri i Hueyda-s, ishte mik i saji prej 6 vitesh.
Prej disa kohësh, ata kanë jetuar së bashku dhe vazhdimisht në postimet e saj në Instagram Hueyda ka treguar se është tepër e lumtur me jetën e saj të re.
Vogëlushi i saj, Gabrieli, shkon shumë mirë me partnerin e të ëmës dhe siç Hueyda ka treguar edhe më herët, pa e mësuar askush, ai ka nisur t’i thërrasë ‘baba’.
Gjithçka ka shkuar për bukuri në jetën e tyre, ndaj pavarësisht këti viti plot sfida, Hueyda dhe Thierry vendosën të kurorëzohen me martesë.