Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tashmë provimet e Maturës do të korrigjohen elektronikisht

17:33 / March 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
provimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë vit do të ketë ndryshime në korrigjimin e provimeve të Maturës Shtetërore, gjithçka do t’i besohet elektronikës.

Lajmi u konfirmua për Tv Klan nga Ministria e Arsimit. Ky proces vlerësimi konsiston në skanimin e fletës së provimit nga kompjuteri për të nxjerrë rezultatet e pyetjeve me alternativa, i mbështetur nga korrigjimi manual që bëhet nga mësuesit për pyetjet me shtjellim.

Sipas Ministrise së Arsimit, metoda elektronike rrit efektivitetin në korrigjimin e provimeve dhe saktësinë e rezultateve.

Kjo formë e re vlerësimi ka kaluar në heshtje fazën e pilotimit në muajin Janar, ku morën pjesë 2000 nxënës nga gjimnaze të ndryshme të vendit. Ata ju nënshtruan provimeve të detyrueshme dhe me zgjedhje, për të konkluduar mbi qartësinë e pyetjeve, kohëzgjatjen e provimit dhe aplikimin e metodës vlerësuse.

Për herë të parë vlerësimi elekronik në Maturën Shtetërore u aplikua në vitin 2006, vetëm për provimet me zgjedhje. Kjo mënyrë nuk u zbatua më për shkak të ndryshimeve që ndodhën në përmbajtjen e pyetjeve, të cilat veç alternativave që kërkojnë përgjigje me “po ose jo”, shtuan edhe pyetjet me shtjellim.

Ky ndryshim ndikoi edhe në mënyrën e vlerësimit, duke ju rikthyer vetëm vlerësimit manual. Aktualisht specialistë të arsimit, mësues dhe nxënës janë në fazën e konsultimit. Së shpejti pritet të dalin me vendimin përfundimtar.

korrigjohen Matures provimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, dyshohet për një të vrarë

09:22 / September 3, 2026

Pesë celularë gjenden në burgun e Durrësit, pajisjet i kalojnë SPAK-ut për ekspertizë

09:16 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.