Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Taskforca e AKU-së në terren për sigurinë ushqimore, agjesohen 4 ton ushqime në një supermarket që kishte fshirë etiketat

16:43 / July 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushqime 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Taskforcës për sigurinë ushqimore në sezonin veror po vijon punën me kontrollin e shtuar në hotele, restorante, pastiçeri apo markete në këto ditë të nxehta të verës edhe në Pogradec.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit  Rural, Frida Krifca në vijim të monitormit në terren të punës së taskforcës për sigurinë ushqimore gjatë sezonit veror, ishte në Pogradec bashkë me ekipin e inspektorëve të AKU-së  dhe kryebashkiakun e Pogradecit Ilir Xhakolli.

Ministrja shprehu angazhimin e strukturave për të garantuar siguri ushqimore në tregjet e vendit dhe  pushime të qeta e ushqim cilësor për të gjithë konsumatorët vendas e të huaj.

Krifca tha se, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimin e subjekteve tregtare ushqimore në të gjithë zinxhirin ushqimor, sipas planit të punës me fokus të veçantë qytetet ku flukset e vizitorëve e turistëve janë më të shtuara.

“Në Pogradec gjatë muajve të verës kemi dyfishim të numrit të popullatës. Ekipi i AKU-së raporton për një kontroll dhe një prezencë të shtuar edhe në subjekte që tregtojnë ushqime si minimarkete, supermarkete, bare, restorante, kafe apo tregtues të ushqimeve të shpejta dhe fabrika përpunimi të ushqimeve të ndryshme. Kjo për të siguruar një kontroll të shtuar për sa i takon parametrave të zbatimit të sigurisë ushqimore”, tha ministrja.

Krifca theksoi se “ushqimi është një pasaportë mjaft e rëndësishme për turizmin dhe numrin e shtuar të vizitorëve”.

“Në Pogradec kemi një miks të prodhimeve bujqësore dhe peshkut që nxirret nga liqeni i Pogradecit. Vijnë njerëzit ankeas për të shijuar këto produkte. Kështu që duhet të garantojmë vizitorët që kanë mundësi t’i konsumojnë ato në kushtet e duhura”, theksoi ajo.

Krifca tërhoqi vëmendjen për një rast mashtrimi me etiketat e ushqimeve të evidentuara në një supermarket në Korçë, për të cilin theksoi se janë marrë masa të menjëhershme.

“Në qarkun e Korçës ne kemi kryer një aksion shumë të rëndësishëm. Kemi gjetur një supermarket të licencuar por që e kryente aktivitetin me mashtrime etiketash. Ky subjekt është bllokuar”, tha ajo.

Krifca theksoi se AKU nuk do të bëjë asnjë tolerancë për veprimtari të tilla të paligjshme me fshirje etiketash. Gjatë aksionit, ajo tha se janë asgjësuar edhe 4 ton ushqime

“Shqipëria sot ka një monitorim të shtuar dhe objektiv shumë të qartë të sigurisë ushqimore. Aktivitete të tilla patjetër që do të bllokohen, por qëllimi i taskforcës nuk është penalizimi. Roli i saj është evidentimi, paralajmërimi, këshillimi dhe aty ku ka shkelje sigurisht do të marrim masa”, siguroi Krifca.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli u ndal te masat që ka marrë bashkia për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ndër investimet në kuadër të sigurisë ushqimore, Xhakolli veçoi investimin e pritshëm për markatën e peshkut.

AKU sigurine terren
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.