TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Mjekët paralajmërojnë: Shmangni përdorimin e tepërt të paracetamolit

23:55 / May 26, 2022

Tjetër arritje/ Adrola Dushi fytyra e re e NARS

23:48 / May 26, 2022

Ashpërsohen luftimet në Ukrainë, situatë e rëndë në rajonin e Donbas

23:41 / May 26, 2022

Doli para plumbave për të shpëtuar nxënësit e saj, bashkëshorti i mësueses vdes dy ditë pas ngjarjes

23:37 / May 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

‘Tatimet’ bëjnë thirrje për dorëzimin e deklaratave tatimore

14:00 / April 30, 20172 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tatimet kanë njoftuar bizneset se, kur tatimpaguesi nuk dorëzon në afat një deklaratë tatimore, atëhere ai fillimisht do të njoftohet nga Tatimet për mospërmbushjen e këtij detyrimi brenda pesë ditësh.

Nëse brenda 10 ditëve tatimpaguesi ende nuk e kanë bërë deklarimin, administrata do të bëjë një vlerësim të detyrimeve tatimore të tatimpaguesit, sipas njërës prej metodave alternative. Në fakt, do të zbatohet një procedurë e përcaktuar në nenin 71/1 të ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Sipas këtij neni, në çdo rast kur një tatimpagues nuk ka dorëzuar deklaratën/deklaratat e tij tatimore, për një periudhë tatimore, ai njoftohet nga ana e administratës tatimore me anë të dokumentit “Letër Kujtesë”, për mos përmbushjen e këtij detyrimi. Sistemi informatik do të nxjerrë një Njoftim Vlerësimi tatimor nga zyra, i cili i njoftohet automatikisht tatimpaguesit, shkruan Shqiptarja.com.

Ky Njoftim Vlerësimi nuk mund të ankimohet në Drejtorinë e Apelimit Tatimor, në rrugën e ankimit të akteve administrative tatimore. Tatimpaguesi ka të drejtë, që me marrjen e “Njoftim Vlerësimit” të bërë nga ana e administratës tatimore, sipas parashikimit të kësaj pike, të paraqesë deklaratën e tij tatimore.

Vetëm në rastin e paraqitjes së deklaratës tatimore të padorëzuar më pare, me t’u bërë ky deklarim, automatikisht anulohet vlerësimi i detyrimit tatimor të bërë nga zyra prej administratës tatimore.

Tatimet paralajmërojnë subjektet të jenë të kujdesshëm, pasi, nëse nga ana e tatimpaguesit, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftim-vlerësimit tatimor nga zyra, nuk është dorëzuar deklarata tatimore ose nuk është paguar shuma e detyrimit lidhur me të, administrata tatimore fillon procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore.

Kjo procedurë ndiqet për çdo lloj deklarate tatimore e çdo tatimi lidhur me të.

/TiranaNews/

Shqiperi Tatimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

I vuri zjarrin banesës së tij, dërgohet në spital 42 vjeçari

23:31 / May 26, 2022

Në 4 muaj në Shqipëri kanë hyrë mbi 1 mln shtetas të huaj, operatorët turistikë: Çmimet këtë vit 15-30% më të larta

23:24 / May 26, 2022

Dy adoleshente dhe një invalid në Lushnje pësojnë aksident pasi i ndoqi policia me makinën që kishin vjedhur!

23:13 / May 26, 2022

Berisha non-grata/ Plas debati në studio mes analistëve, Lubonja-Zekthit: Ça informacionesh ke mo?

22:09 / May 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

I vuri zjarrin banesës së tij, dërgohet në spital 42 vjeçari

23:31 / May 26, 2022

Dy adoleshente dhe një invalid në Lushnje pësojnë aksident pasi i ndoqi policia me makinën që kishin vjedhur!

23:13 / May 26, 2022

Berisha non-grata/ Plas debati në studio mes analistëve, Lubonja-Zekthit: Ça informacionesh ke mo?

22:09 / May 26, 2022

Vrasja brenda komisariatit, çfarë tha polici dëshmitar

21:40 / May 26, 2022
Te fundit

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Mjekët paralajmërojnë: Shmangni përdorimin e tepërt të paracetamolit

23:55 / May 26, 2022

Tjetër arritje/ Adrola Dushi fytyra e re e NARS

23:48 / May 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.