Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tatimet thirrje qiramarrësve, si të aplikoni për shtyjen e qirave

21:09 / April 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana bosh 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tatimet kanë dhënë informacion lidhur me shtyrjen e pagesës së qirasë me dy muaj.

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 12, datë 2.4.2020 “Për një shtesë në Aktin Normativ Nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, të ndryshuar; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje kategorive si më poshtë:

Qiramarrësit individë të cilëve i është pezulluar/zgjidhur kontrata e punës si pasojë e gjendjes së shaktuar nga Covid-19 dhe kanë kontratë qiraje ose çdo dokument tjetër që vërteton mardhënien kontraktore qiradhënës – qiramarrës;

Qiramarrësit studentë të cilët kanë një kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës– qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë;

Persona fizikë/juridikë me të ardhura deri në 14milionë lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19;

Me qëllim të përfitimit të lehtësive të parashikuara në Aktin Normativ dhe për vendimmarrje të mëtejshme të Keshillit të Ministrave, të aplikojnë me procedurat si më poshtë:

Individët qiramarrës dhe stundentët qiramarrës, duhet të aplikojnë në adresën e email [email protected], sipas Formularit Nr. 1 në rastet kur marrëdhënia midis palëve është Individ me Individ ose sipas Formularit Nr. 2 kur marrëdhënia midis palëve është Individ me Tatimpagues.

Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës së qirasë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktuale. Personat fizikë/juridikë të regjistruar, duhet të aplikojnë në llogarinë e tyre në e-filing, tek menuja ‘’Çështjet e mia’’, duke ngarkuar Formularin e aplikimit Nr. 3, kur marrëdhënia midis palëve është Tatimpagues me Tatimpagues ose sipas Formularin Nr. 4 kur marrëdhënia është Tatimpagues me Individ. Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës noteriale të qirasë.

Të gjithë qiramarrësit e përcaktuar më lartë në këtë njoftim, të cilët kanë ankesë për moszbatim të Aktit Normativ nga ana e qiradhënësit, pasi të kenë plotësuar të gjithë procedurën më sipër, të dërgojnë një email në adresën [email protected] , me objekt/titull të Email-t, NIPT në rastin e Personave fizikë/juridikë të regjistruar, dhe NID (Numri Unik i Identifikimit) të Letërnjoftimit në rastin e individëve apo studentëve, duke përshkruar arsyen e ankesës.

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1290/njoftim-mbi-menyren-e-aplikimit-per-perfitimin-e-lehtesirave-te-parashikuara-ne-aktin-normativ-nr-12-date-242020-per-qirate?fbclid=IwAR3c_IHxVvTcYwevG-tItg_G9Nk4IedHgIpij76Omv0pm8PhBIQ11TmVYII

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026

Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion

19:31 / October 5, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.