Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pezullimi i ligjit “Për tatimin e profesionistëve të lirë”? Kushtetuesja pa vendim përfundimtar! PD ka 3 ditë kohë për prova shtesë

17:22 / June 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata kushtetuese 768x512 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e ligjit “Për tatimin e profesionistëve të lirë”. Këtë të martë, Gjykata Kushtetuese iu lë afat palëve të sjellin argumente shtesë deri në 21 qershor. Ndërsa vendimi final nëse do shfuqizohet apo jo ligji ”Për tatimin e profesionistëve të lirë” do të merret në 25 qershor. Ky ligj u dërgua nga Partia Demokratike dhe profesionistët në Kushtetuese me arsumentin se “Tatimi cenon sigurinë juridike”, mirëpo qeveria iu është kundërpërgjigjur se nuk mund të favorizohen përjetë.

“Pas 7 orësh diskutime, në një seancë të hapur publike, Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë miratimin e kërkesës për shfuqizimin e pjesshëm të disa e neneve në ligjin për “Tatimin mbi të ardhurat”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Kryetarja e “Kushtetueseses”, Holta Zaçaj, ftoi përfaqësuesit e palëve paditëse (3 përfaqësuesve të padive, ajo e depozituar nga jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë PD, Shoqata “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” (IKM) dhe së “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” (IEKA), si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave e këshillit të Minitsrave të paraqisnin provat shtesë brenda ditës së premte (21 qershor 2024). Ndërkohë, në fund u vendos që seanca e radhës, ku pritet të jepet edhe vendimi të zhvillohet më 25 qershor, ora 10:00.

Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua sot seanca e parë për shqyrtimin e tre ankimeve për shfuqizimin pjesor të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Që prej orës 10:00 të mëngjesit, u dëgjuan argumentet e 3 përfaqësuesve të padive, ajo e depozituar nga jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, padia e Shoqatës së “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” dhe Shoqatës së “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar”, si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë. Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” u padit fillimisht në Gjykatën Kushtetuese në muajin shkurt nga 38 deputetë të partisë Demokratike”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Gjykata Kushtetuese PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon Kisha Katolike për protestat: Të gjendet zgjidhje me dialog

11:24 / June 9, 2026

Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

09:27 / June 9, 2026

Provimet e Maturës Shtetërore, mbahet sot testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

08:22 / June 9, 2026

Aksident në Kaninë/ Pas përplasjes automjetet përfshihen nga flakët, një viktimë dhe tre të plagosur

08:18 / June 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.