Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tatjana Sherifaj, shqiptarja që prodhon maska për kanadezët

10:37 / April 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatjana sherifaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej 10 vitesh e vendosur në Kanada, Tatjana Kaci-Sherifaj tashmë i përgjigjet biznesin e saj duke ngritur gjithmonë e më shumë klientelën e saj, e cila dominon më së shumti kanadeze. Mjaft e njohur në rrugicën e Davenport në Yorkville, “Tailoring Repairs and Alterations” ka veshur ëndrrat e shumë vajzave të reja me fustane nusërie, por jo vetëm. Në mjaft bashkëpunime edhe me kompani prestigjoze kanadeze ajo ka realizuar veshje të natyrave të ndryshme.

Kanadaja është emigrimi i saj i dytë, ndërkohë që Tatjana ka një eksperiencë jete e pune në Greqi prej 20 vitesh të tjera. Me një të kaluar të shkëlqyer në fushën e biznesit, e fokusuar më tepër me realizimin e veshjeve dhe industrinë e modës, Sherifaj vendos ta provojë edhe një herë fatin në perëndimin e largët.

Shumë e përkushtuar në punën që tashmë është pasioni i jetës së saj, Tatjana na tregon se edhe në këto ditë të vështira që po kalojmë, puna ka nevojë për të. Me anë një të një lidhje telefonike me Albanian Montreal Press, ajo na tregon se puna ka zënë një vend mjaft të rëndësishëm në jetën e saj, ndaj është mjaft e zakonshme për të që çdokush mund ta gjejë brenda ambjenteve të dyqanit të saj. Miqësi me një pjesë selektive nga komuniteti shqiptar i vendosur në Ontario, ajo tërheq vëmendjen se mbase është më mirë të jemi në mbështetje me njëri-tjetrin dhe më me unitet.
E për t’iu përgjigjur aktualitetit, sot kur edhe gjithë bota po kalon një periudhë të pazakontë, të gjithë jemi të detyruar të respektojmë masat të përcaktuara nga qeveria.

Në një kohë kur është e detyruar respektimi në maksimum i higjenës, mbajtja e dorezave dhe e maskave, u pa e arsyeshme që edhe maskat “hand-made” të ishin në konsideratë. Kështu, Tatjana vendosi ta kthejë në trend modelet që ajo ofroi duke prodhuar një seri maskash. Kjo maskë ndihmon mbrojtjen e fytyrës nga prekja e spërklave, është shumëpërdorimshe, higjenizohet dhe është përsëri e gatshme për përdorim.

Lidhur me prodhimin e maskës, shqiptarja me banim në Kanada u shpreh se tashmë kompania e saj synon të prodhojë shumë të tilla, për t’ju ardhur në ndihmë punonjësve të shëndetësisë dhe qytetarëve kanadezë e shqiptarë gjithashtu. Maskat janë100% pambuk me tre shtresa (dy pambuk dhe një filtër)/ Albanian Montreal Press

tatjana sherifaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.