Pas takimit që zhvilloi me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha për mediat se PS-ja është e gatshme që të marrë pjesë, edhe duke fituar që të marrë pjesë në secilën datë që do të dekretojë Presidenti. Po ashtu ai tha Partia Socialiste nuk ka një datë të preferuar për zgjedhjet vendore.
“Nuk kemi qenë të prerë në një propozim tonin, për këtë datë sepse besojmë që presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet, ne jemi të gatshëm që të marrim në zgjedhje dhe t’i fitojmë ato në secilën datë. Ajo që vërej me vlerësim është gatishmëria për të dëgjuar të gjithë aktorët politik që priten që të marrin pjesë në zgjedhje”.
I pyetur nga gazetarët, Balla komentoi edhe takimin që Presidenti Begaj bëri me përfaqësuesit e PD-së së Berishës.
“Nuk di se kë ka pritur Begajn, të gjithë respektojmë ligjin dhe në këtë këndvështrim, në Kuvendin e Shqipërisë kryetari i grupit parlamentar janë Mediu, Doda dhe Alibeaj, pastaj nëse deputet të caktuar kërkojnë takime me president të republikës, mendoj se edhe ndonjë deputet socialist mund të kërkoj takim me presidentin”.
Sipas kodit zgjedhor, data e zgjedhjeve mund të mbahen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj. Por me gjasa data që pritet të shpallë Presidentin Begaj për zgjedhjet e reja lokale do të jetë e diela e 14 majit të vitit që vjen.
