Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tavo pranon humbjen: Garova në kushte të pabarabarta

10:20 / April 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vangjel tavo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vangjel Tavo, i pari në listën e LSI në Gjirokastër, ka reaguar pasi kjo forcë nuk mundi të sigurojë as edhe një mandat në këtë qark.

Me një postim në “Facebook”, Tavo pranon humbjen, ndërsa thotë se garoi në kushte të pabarabarta.

Ai falënderon mbështetësit dhe shton se do të jetë gjithmonë fitimtar në Gjirokastër, “sepse kam dhënë zemrën dhe energjitë e mia për banorët e këtij qarkut”.

LSI u “zhduk” nga ky qark, duke humbur edhe 2 mandatet e marra në vitin 2017. Këto mandate i kanë shkuar një PS duke marrë 5 mandate dhe një PD duke marrë 2 mandate.

Postimi i plotë

Miq, ju shpreh mirënjohjen time të thellë për mbështetjen tuaj, për ju që besuat në mua jo vetëm në këto zgjedhje por që nga fillimi i jetës sime politike.

Ka qenë privilegj t’ju shërbej ndër vite dhe të isha zëri juaj, duke ndarë çdo shqetësim me ju, duke ju qëndruar pranë e duke ju ndihmuar me dashamirësinë, mundësitë e mia maksimale dhe me gatishmërinë më të madhe.

Ju kam shërbyer me të gjithë zemër dhe kjo ka qenë kënaqësia më e madhe në jetën time publike.

Siç jeni dëshmitarë, kjo betejë që sapo kaloi ishte në kushte tërësisht të pabarabarta.

Ky nuk është aspak justifikim por një fakt dhe një realitet që u pa dhe nga vetë ju.

Në këto kushte të pabarabarta rrjedhimisht fitorja elektorale ishte e vështirë për t’u arritur.

Shpreh mirënjohjen time të thellë njerëzore dhe personale për të gjithë ju mijëra banorë që më votuat, për të gjithë ju të rinj e të reja që besuat në mua, ju emigrantë që erdhët për të votuar pavarësisht masave anti-kushtetuese dhe diskriminuese të vëna ndaj jush.

Jam krenar dhe mirënjohës për të gjithë ekipin e kandidatëve dhe strukturave të partisë, për komisionerët dhe numëruesit, për familjet e thjeshta që besuan në planin tim për të shuar varfërinë e skajshme që ka prekur qarkun tonë, miqtë dhe dashamirësit, dhe mbi të gjitha për familjet time e cila më është gjendur pranë gjithmonë duke qenë forca dhe mbështetja ime në çdo hap e çdo frymëmarrje.

Qarku i Gjirokastrës është trevë e mrekullueshme dhe meriton shumë e më shumë nga gjendja që është sot, meriton mirëqenie dhe zhvillim. Dhe familjet e thjeshta meritojnë një jetë dhe të ardhme më të mirë.

Ju uroj mbarësi në jetën dhe familjen tuaj dhe do jem gjithmonë miku juaj dhe do jeni përjetë të çmuar për mua.

Njeriu nuk humbet kurrë kur tashmë ka dhënë gjithçka në shërbim të të tjerëve ndaj për këtë do jem gjithmonë fitimtar sepse kam dhënë zemrën dhe energjitë e mia për banorët e qarkut të Gjirokastrës”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.