Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Të akuzuar për vjedhje, dy të arrestuar në Vlorë

10:32 / February 11, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 10 770x417 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Focus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

✅Identifikohen 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së 4 motomjeteve. Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohen 2 motomjete të vjedhura.

✅Kreu 3 vjedhje ndërkohë që ishte në kërkim për të njëjtën vepër penale, vihet në pranga 24-vjeçari.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë me intensitet maksimal veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet dhe në zonat përreth. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe provave të siguruara, janë identifikuar autorët e disa rasteve të vjedhjes, ndërkohë që vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre kriminale.

-Konkretisht, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. H., 20 vjeç, banues në Sarandë dhe O. J., 23 vjeç, banues në Delvinë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. V., 19 vjeç, banues në fshatin Bajkaj, Delvinë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 4 motomjete në qytetin e Sarandës, të cilët më pas i kanë transportuar në Delvinë, për t’i modifikuar dhe për t’i shitur.

Në vijim të veprimeve, u sekuestruan 2 motomjete të vjedhura dhe një automjet që dyshohet se shërbente për realizimin e vjedhjeve. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

-Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan punën dhe si rezultat lokalizuan dhe ndaluan shtetasin:

E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, kryer më shumë se një herë”, me akuzën për tentativë për vjedhje në 2 banesa.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në kërkim, ka kryer 3 vjedhje të tjera (të bagëtive të imta), në fshatrat Janar dhe Zminec.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht këto raste dhe për të identifikuar shtetas të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar për kryerjen e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.