Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Të ardhurat e Rusisë tejkalojnë shpenzimet e luftës

22:13 / September 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nafta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të ardhurat e Rusisë nga eksportet e energjive fosile në gjashtë muajt e luftës në Ukrainë kanë tejkalur dukshëm shpenzimet e këtij vendi për luftën. Qendra për Studimet Kërkimore të Energjisë dhe Ajrit të Pastër, CREA me seli në Finlandë ka llogaritur të ardhura në eksportet e energjisë në vlerë 158 miliardë euro.

Përballë këtyre të ardhurave qëndrojnë kostot e pushtimit rus në Ukrainë prej 100 miliardë eurosh. Rusia megjithëse ka ulur ndjeshëm sasinë e eksportimit arrin ende “të ardhura rekord” me energjitë fosile, deklaroi analisti i CREA, Lauri Myllyvirta.

Të dhënat tregojnë se BE me 85 miliardë euro është importuesi më i madh i energjive fosile ruse, pasuar nga Kina me 35 miliardë euro. Brenda Bashkimit Europian në vend të parë renditet Gjermania me një import në vlerë prej 19 miliardë eurosh, pas Kinës, blerësja më e madhe e energjive fosile të Rusisë.

Në një raport të planifikuar të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike , IAEA do të raportohet edhe për gjendjen e sigurisë atomare në Ukrainë. Siç është e bërë e ditur, ekspertët e agjencisë ndërkombëtare janë larguar nga Zaporizhia. Vetëm dy ekspertë kanë qëndruar në centralin e pushtuar nga rusët.

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky ky central për herë të dytë “ka qenë vetëm një hap larg katastrofës”. Sulmet ruse janë përgjegjëse sërish për ndërprerjen e rrymës në centralin atomik, ka thënë presidenti ukrainas. IAEA kishte deklaruar, se linja e furnizimit me rrymë në rast emergjence ishte ndërprerë për shkak të një zjarri.

Lufta Rusia te ardhurat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.