Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të bardhë” e para të “papastra”, si ra në kurthin e karabinierëve ish-policja shqiptare

14:55 / February 2, 20202 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një ish-efektive e policisë shqiptare u arrestua nga autoritetet italiane pasi u kap së bashku me një shqiptar tjetër, me 38 gramë kokainë dhe tashmë ndodhet në masë sigurimi personal “detyrim paraqitje” vendosur nga gjykata.

Filloreta Zanaj 29-vjeçare, sipas një reagimi zyrtar të Policisë së Shtetit shqiptar, nuk është më pjesë e uniformave blu që prej vitit 2017. “Ajo ka qenë efektive në Policinë e Vlorës dhe në vitin 2017 është larguar nga Policia e Shtetit pasi nuk fitoi të drejtën për t’u pajisur me certifikatë sigurie”, njofton zyrtarisht policia.

“Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin në fjalë. Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Sipas mediave italiane, 29-vjeçarja, Filloreta Zanaj, është rezidente në Itali, në komunën Garbagnate në provincën e Milanos. Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se fillimisht ish-efektivja është ndaluar nga karabinierët për kontroll dokumentesh, por disa lëvizje të dyshimta të saj kanë bërë që asaj t’i ushtrohet një kontroll më imtësishëm i automjetit ‘Renault Clio’ ku ajo udhëtonte. Gjithashtu mësohet se në momentin e ndalimit ka qenë nën shoqërinë edhe të një personi tjetër, një 29-vjeçar me vendbanim në Arese.

Përballë pyetjeve të karabinierëve, dy shqiptarët fillimisht u përgjigjën normalisht, por qëndrimi i tyre i dyshimtë dhe i kujdesshëm i shtyu karabinierët që të kontrollonin dokumentet e tyre dhe makinën, duke zbuluar kokainën e fshehur, 38 gram e ndarë në 76 doza të mbështjella me letër alumini si dhe 1.430 euro, të konsideruara nga hetuesit si të ardhura nga veprimtaria e paligjshme e shitjes së drogës. Droga dhe shuma e konsiderueshme e eurove mbaheshin në një qese të fshehur në një ndarje në kroskotin e automjetit.

Dy të arrestuarit u dërguan në stacionin e policisë, ku kaluan natën në dhomat e sigurisë. Më pas ata u gjykuan nga një gjykatë në Milano e cila vendosi që 29-vjeçari të qëndronte në arrest shtëpie kurse inspektorja e policisë iu nënshtrua detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore.

karabiniere
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Vance, Von der Leyen dhe Meloni takohen në Romë!

18:00 / May 18, 2025

Përplasje me gazetarët gjatë protestës së opozitës, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

15:24 / May 18, 2025

E zuri poshtë muri rrethues i banesës, humb jetën 4-vjeçarja në Fier

14:13 / May 18, 2025

Marrëveshja për pensionet, Rama: Nga 1 qershori shqiptarët e Italisë do nisin të përfitojnë

12:59 / May 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.