Gazeta prestigjoze Le Monde, i ka kushtuar faqen e parë dhe një intervistë të plotë, shkrimtarit shqiptar Isamail Kadare.
Në rubrikën dedikuar “Shkrimtarëve të mëdhenj” prestigjozia franceze Le Monde, i ka kushtuar vëmendje të veçantë kolosit të penës shqiptare Ismail Kadare.
Mes një cikli me 5 intervista, Kadare është renditur në vendin e katërt me rrefimin e tij të titulluar : “Në diktaturë për mua të jetoje do të thoshte të bëje letërsi.”
Gjatë muajit maj, gazetarja Florence Noiville ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri, gjatë së cilës ka intervistuar Ismail Kadaren në shtëpinë e tij në Tiranë.
“Në një botë ku alghoritmet duan të bëjnë ligjin ne po bëjmë zgjedhjen e subjektives”, – shkruan Noiville.
Intervista e Kadaresë për Le Monde:
Cfarë ndjetë kur shtëpia juaj studio u inaugurua në Tiranë?
E shoh veten përballë oxhakut. Cuditërisht me ndjenjën se jam një “shkrimtar i lirë”. Gruaja ime Helena punonte në një shtëpi botuese. Cdo mëngjes unë rrija vetëm dhe shkruaja. A ka gjë më të mrekullueshme? Disa nga librat e mij ishin të ndaluar, por unë shkruaja pak a shumë atë që doja. Disa herë e ndjeja që një frazë ishte e mirë. Ndonëse mund të dukej pa logjikë, unë e ndjeja bukurinë e saj të fshehur. E provoja fizikisht. Për mua cdo lloj ngushëllimi ka qenë brenda letërsisë. Dhe në misterin e të qenit i kuptuar, ndonëse prej pak vetëve.
Mendoni se keni pasur fat?
E njihni ju proverbin latin “Vivere militare est”? Eh.. dhe nëse të jetosh është si të luftosh duhet të jesh i lumtur nëse nuk je vrarë (qesh). Për mua të jetosh do të thotë të bësh letërsi. Të mos e bëja dot këtë detyrë do të ish njësoj sikur të mos jetoja. Unë arrita ta bëj dhe nuk u ndalova nga asgjë. Atëherë po unë kam qenë me fat. Disa herë më thonë në Shqipëri: “ah sikur të kishe jetuar në një vend të lirë”. Po kush e di? Kush mund ta dijë nëse gjithçka mund të kish qenë ndryshe?
Sot, kur i ktheheni veprës suaj, cila është krenaria më e madhe?
Unë shkrova për dhjetvjecarë të tërë nën diktaturën më gjakatare të Europës së pasluftës. Sot, vite më pas letërsia ime është e njëjtë. Ajo nuk ka ndryshuar. Nëse ju nuk e shikoni datën në fund të një vepre, ju nuk e kuptoni kur është shkruar ajo. Në 2017 përshembull unë u dominova në Britaninë e mdhe për çmimin Man Booker International me “Kamarja e turpit”, një tekst i shkruar në 1978 dhe dyzet vite më pas për lumturinë time juria gjykoi se leximi i saj është aktual dhe i natyrshëm. Për këtë jam i lumtur.
Marrë nga: Le Monde