Dy të sapomartuar nga Afrika e Jugut, Olivia dhe Raul De Freitas, u nisën për të shijuar muajin e tyre të mjaltit në një resort luksoz në Maldive.

Ata do të kalonin në ishull vetëm 6 ditë, për t’u kthyer sërish në vendin e tyre.

Mirëpo, për shkak të përhapjes së menjëhershme të Covid-19, të gjitha aeroportet u mbyllën duke e detyruar çiftin të ngecë në Maldive.

Ata do të qëndrojnë në resortin luksoz për një periudhë të pacaktuar kohore, derisa situata të kthehet në normalitet dhe fluturimet të lejohen sërish.

Olivia dhe Raul shprehen se shumë persona i kanë thënë se do të dëshironin të ishin në vendin e tyre, mirëpo sipas çiftit askush s’e kupton në të vërtetë ç’do të thotë derisa ngec aty.

Dyshja tregoi se ishin në ditën e katërt të muajit të tyre të mjaltit, kur mësuan se aeroportet e Afrikës së Jugut do të mbylleshin të gjitha në mesnatën e ditës tjetër.

Për shkak të largësisë dhe orëve të shumta që kërkonin fluturimet, ata s’do t’ia dilnin të ktheheshin në vendin e tyre, ndaj “u bllokuan në parajsë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here