Ministri Ulsi Manja i pranishëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, tha se është i habitur nga ankesat e të burgosurve në Elbasan për kushtet.
”Jemi njohur me ankesën e të paraburgosurve të Elbasanit, po e them hapur, u çuditëm se monitorimet në JVP sa i takon kushteve janë të përjavshme, nëse sot 80% e të dënuarve konsumojnë ushqimin në JVP do të thotë se standartet dhe norma ushqimore është e duhura. Ne mund të jemi të paragjykuar e kemi bërë analizën tonë, po atë ditë. Ftesa ime është e hapur, jeni të mirëpritur që të shkojmë në Elbasan”,-tha Manja.
Deputeti i PD-së Ervin Salianji, nga ana tjetër i ka adresuar disa pyetje ministrit të drejtësisë lidhur me mbipopullimin e bugjeve, pagat e punonjëvse dhe moszbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për qytetarët. Manja u shpreh se burgjet janë mbipopulluar për shkak të amnistisë.
Salianji: Sa u shkon paga policëve të burgjeve? Minimalja. Ne kemi menduar që ka nevojë për rritjen e pagave. Keni dijeni për keqtrajtimin në burgje në Elbasan? Kam lexuar një letër që nuk kishte barazi në burgje. Ka qenë një periudhë protestash nga opozita dhe qëllimisht u la që këta protestues të shmangeshin nga amnistia e sot e kësaj dite dhjetëra prej tyre vijojnë nëpër dyert e gjykatave me presion nga qeveria. Në vendin tonë duket se burgjet po popullohen nga hallexhinjtë! Për të tjerët që janë vërtet rrezik nuk është puna juaj. Me Emiratet e Bahkuara psh ekstradimet janë të domosdoshme. Këta që ndërtojnë në mes të Tiranës që edhe vendosin se kush duhet të futet në burg, mendoj se ëhstë përgjegjësia juaj për të zgjidhur.
Manja: Nëse sot 80% e të dënuarve konsumojnë ushqimin që është në JVP do të thotë që është e duhura. Megjithatë, ne mund të jemi të paragjykuar për Elbasanin, por ne e kemi bërë analizën tonë. Trajtimi financiar i punonjësve të burgjeve, nuk është indikator i vetëm që njerëzit mund të vendosin lirisht që të largohen nga trupa, sigurisht është elemet paga por jo indikator kryesor. Paga mesatare u rit në shtator nga 49 mijë lekë në 5320 lekë. Do kemi 16 autoburgje të reja. Ne po studiojmë të gjejmë një mëntyrë alternative.