Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Te Çelsi, një tjetër sulmues ankohet për persekutim

10:58 / January 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mzh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jashtë Alvaro Morata, por ndoshta jo vetëm, në pritje të firmës me Higuainin. Nëse kishte nga ata që mendonin se me këtë lëvizje problemet te Çelsi mund të kishin përfunduar, atëherë të gjithë u gabuan, sepse përpara derbit të pasdites së sotme, kundër Arsenalit, te blutë e Londrës shpërthen papritur edhe çështja “Olivie Zhiru”.

Ndërsa trajneri Mauricio Sarri kërkonte qetësi dhe përqendrim në pritje të duelit në “Emirates”, duke qenë se vendi i katërt në të cilin ndodhen i sheh ata me gjashtë pikë avantazh kundrejt Arsenalit dhe Junajtid, është sulmuesi kampion bote ai që përhap tension në skuadër, duke sulmuar hapur trajnerin italian, nëpërmjet mikrofonave të rrjetit “ESPN”.

Me sa duket, Zhiru është i lodhur së bëri pankinë dhe këtë nuk e fsheh aspak, përkundrazi fjalët që ai lëshon kanë një aromë kërcënuese, duke qenë edhe në një periudhë merkatoje. “Nuk jam unë ai që vendos kush luan apo jo, por është e qartë se çdo futbollist kërkon të luajë gjithmonë. Dhe duke qenë se jam një lojtar kompetitiv, nuk jam aspak i lumtur për pankinën e shumtë që kam bërë. Jam i frustruar, nuk e fsheh, por edhe pse po përpiqem shumë që këtë gjë ta transformoj në energji pozitive, shifrat e mia flasim për 14 prezenca nga të cilat vetëm gjysmën kam nisur si titullar. Dhe të kesh vazhdimësi në rendiment duke luajtur kaq pak është e vështirë.

Sezonin e kaluar bëra 5 muaj fantastikë (janar-maj), më pas shkova në Botëror dhe fitova Kupën e Botës, ndërsa kur u ktheva gjeta një trajner të ri (Mauricio Sarrin), me të cilin u përpoqa në çdo mënyrë që t’iu vija në dispozicion, por ai po më persekuton, duke luajtur kaq pak. Sidomos muaji i fundit ka qenë tepër i komplikuar për mua, por sesi do të shkojë kjo situatë, e cila nuk më pëlqen aspak, unë nuk e di”. Më qartë se kaq Olivie Zhiru nuk mund të shprehej, por pa dyshim që fjalët e tij nuk do t’i kenë pëlqyer aspak trajnerit Sarri, i cili nuk është nga ato persona që toleron të tilla sjellje…

Chelsea morata sarri zhiru
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

U përfol për një kalim të mundshëm te Manchester United, kapiteni i Chelseat ‘vulos’ të ardhmen e Cole Palmer

22:39 / January 30, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.