Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të dëgjohet zëri i rinisë”, ministri Hoxha pret studentin nga Maqedonia e Veriut

09:20 / April 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1279
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka pritur në një takim një student nga Maqedonia e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ministri shprehet se me Mevlan Ademin ka zhvilluar një bisedë lidhur me të drejtat gjuhësore dhe angazhimet qytetare të të rinjve në vend. Ai shprehet se ka dëgjuar kërkesat e studentëve për respektimin e plotë të të drejtave për përdorimin e gjuhës amtare.

“Dëgjova me vëmendje kërkesat e tyre për respektimin e plotë të të drejtave për përdorimin e gjuhës amtare, në kuadër të zbatimit të qartë, të paekuivok dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si themel i barazisë dhe i funksionimit efektiv të shtetit në një shoqëri multietnike.

Një nga veçoritë themelore në demokraci është të dëgjohet zëri i rinisë dhe angazhimi qytetar për t’i përkthyer ato në politika konkrete që garantojnë barazi dhe standarde evropiane. Mbështetja për këto vlera është thelbësore në funksionimin dhe forcimin e institucioneve demokratike, dhe për një të ardhme më të mirë, më të drejtë, të bazuar në ligj dhe gjithëpërfshirëse”, shkruan ministri.

Ai e konsideron Ademin, si një nga studentët udhëheqës të manifestimeve paqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, lidhur me të drejtat gjuhësore.

Ky takim vjen pas përfundimit të Samitit IV të Diasporës, të zhvilluar për tri ditë rresht në Tiranë, ku pati shumë panele diskutimi, edhe për gjuhën shqipe.

ferit hoxha ministri RMV studentin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.