Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Të dënuar për shpifje, 2019-a viti që “shkundi” xhepat e disa politikanëve

12:24 / December 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali6 770x470 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të mbylljes së vitit 2019, gjykata e Tiranës vendosi të dënojë për përhapje lajmesh të rreme ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të dëmshpërblejë kryeministrin Edi Rama me shumën 500 mijë lekë si person i dëmtuar nga një shkrim në rrjetet sociale. Përveç gjobës, Gjykata e Civile Tiranë ka vendosur se Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin.

Por ky nuk është vendimi i vetëm i Gjykatës për ata që përhapin lajme të rreme.

Më poshtë iu sjellim të gjitha rastet ku politikanë të opozitës janë dënuar me gjobë për shpifje.

1. Një status i ish deputetes demokrate Jorida Tabaku publikuar në Facebook më 25 Tetor 2018 me Titull “Kumarxhinjtë e Politikës” ripublikuar më pas në shumë media online, është çmuar nga gjykata si shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama. Zonja Tabaku është dënuar me 300.000 lekë gjobë dhe detyrimin e përgënjeshtrimit.

jorida tabaku edi rama

2. Kryeministri Edi Rama ka fituar edhe një tjetër përballje për shpifje me ish ministrin e mbrojtjes Arben Imami, i cili u dënua me 100.000 lekë gjobë.

imami berisha

3. Numri dy i PS Taulant Balla, i ka fituar përballjet në gjykatë me kreun e PD Lulzim Basha, Shkelzen Berishën djalin e ish kryeministrit Berisha.

tao dhe berisha

4. Një tjetër ish deputete demokrate, Albana Vokshi u gjet fajtore për shpifje ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj duke u dënuar me 100.000 lekë gjobë. Gjykata e konsideroi shpifje deklaratën e zonjës Vokshi që kishte bërë nga selia e PD se Erion Veliaj, po mbledh të dhënat e prindërve për fushatë në çerdhe dhe kopshte.

veliaj dhe albana vokshi

5. Ish ministria e arsimit Lindita Nikolla e fitoi përballjen për shpifje me ish deputetin demokrat Luciano Boci i cili u dënua me 50.000 lekë gjobë.

boci nikolla

gjobe shpifja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.