Burime pranë burgut të Burrelit sqarojnë se prej ditësh ka vijuar vaksinimi i të dënuarve. Deri tani shumica e tyre kanë pranuar vaksinën e parë dhe një pjesë e tyre edhe dozën e dytë.
“Të dënuarit që kanë bërë vetëm dozën e parë të vaksinës kanë të drejtë të takohen me të afërmit vetëm një herë në muaj. Ndërkohë ata që kanë kryer edhe dozën e dytë kanë të drejtë të takohen me familjarët dy herë në muaj, pra çdo dy javë”, bënë me dije zyrtarë të këtij institucioni.
Mësohet sakaq që edhe familjarët apo të afërmit që kanë të drejtë të takohen me të burgosurit duhet të paraqesin dokumentin që janë vaksinuar dhe nuk rezultojnë pozitiv.