Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Të dhënat zyrtare/ Emigrantët e kthyer në Shqipëri, të gjithë në kërkim të punës

11:03 / April 26, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emigrantet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri mungojnë shifrat e sakta të emigrantëve të kthyer për gjatë viteve të fundit për shkak tësituatës së vështirë ekonomike që hasën në vendet ku jetonin dhe punonin.

Megjithatë një pjesë e vogël preferojnë që t’i drejtohen shtetit për të kërkuar ndihmë në punësim.

Të dhënat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punës tregojnë se në fund të 2016-ës numri i emigrantëve të kthyer dhe të regjistruar si punëkërkues të papunë ishte 717 nga të cilët 289 ishin regjistrime të reja.

Pjesa më e madhe e tyre janë kthyer nga Greqia ( rreth 74%) dhe si shkak kryesor ( rreth 84%) kishin papunësinë.

Më së shumti emigrantët e kthyer janë familjarë dhe kanë qenë të papunë afatgjatë ( 75%).

Meshkujt janë ata që dominojnë më së shumti të kthyerit ( 71%) duke qenë edhe kryefamiljarë (41%).

screenshot 3 1493192601 261692

Deri në moshën 29 vjeç emigrantët e papunë të kthyer i përkasin më së shumti qarkut të Elbasanit, të ndjekur nga ai i Kukësit, ndërsa mbi moshën 40 vjeç ishin nga Korça, Vlora dhe Lezha. Pothuajse e gjithë kjo kategori ka pasur vetëm arsim të mesëm dhe fill pas regjistrimit kanë kërkuar më së shumti këshillim për punësim si dhe orientim profesional.

Qeveria shqiptare në zbatim të planit të masave të strategjisë për riintegrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer, si pjesë e politikave kombëtare për migracionin janë krijuar sportele të emigracionit në të gjitha zyrat e punësimit. Ato ofrojnë këshillim, informim, ndërgjegjësim mbi situatën e Tregut të punës me qëllim ri integrimin dhe punësimin sa më të shpejtë të tyre./Monitor/

Emigrantet Vende Pune
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.