Të dielën në qytetin e Peshkopisë luhet ndeshja Korabi-Burreli, ndeshja kjo e vlefshme për kampionatin e Kategorisë së Parë.
Prej vitesh përballjet e Qarkut të Dibrës priten me interes nga tifozët e skuadrave respektive. Ato janë të forta, emocionuese dhe mjaft të bukura.
Aktualisht dibranët kanë 15 pikë dhe renditen në vendin e tretë, sakaq matjanët e Sajmir Patushit kanë siguruar 12 pikë dhe janë në vendin e pestë.
Skuadra e Burrelit tenton fitoren për t’u ngjitur më lart në renditje, për të rivalizuar Korabin, ndërkohë edhe vendasit kanë deklaruar se u duhet fitorja për të vijuar ngjitjen në tabelën e klasifikimit.