Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Të dorëhequr, të dënuar apo kandidatë për kryebashkiakë; ja 11 deputetët që nuk e mbyllën mandatin

14:44 / February 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 63974672a7ed4 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gëzim Ademaj është i gjashti në rradhën e deputetëve që mandati i dhurohet. Atë që nuk e fitoi dot në parlamentaret e 2021-it, e mori për shkak të dorëheqjes së Fation Veizaj, ish deputetit të “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim” në qarkun e Vlorës.

Siparin e dorëheqjeve nga mandati i deputetit e hapi Najada Çomo e Partisë Socialiste. Lënia e detyrës si ligjvënëse i dha mundësinë Mimi Kodhelit që të riulej në karrigen e deputetes pasi mbeti jashtë listës fituese për qarkun e Tiranës.

Largimet në kampin e socialistëve vazhduan me deputetin e Durrësit Lefter Koka dhe të Tiranës Alqi Bllako. Të dy të arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Dorëheqja e Alqi Bllakos ri-ktheu në kuvend një tjetër deputet të armatës së të vjetërve, Pandeli Majkon.

Edhe ai si Mimi Kodheli në parlamentaret e prillit të 2021-it e humbi mandatin e deputetit, por iu dhurua nga ikja e kolegut.

Të dorëhequrit nga Partia Demokratike janë dy. Ndryshe nga Lefter Koka dhe Alqi Bllako që arsyeja ishte përballja me ligjin, për dy deputetët e qarkut të Tiranës Grida Duma dhe Alfred Rrushaj përballja ishte brenda sojit. PD-në e Sali Berishës apo Lulzim Bashës. As njërën as tjetrën, zgjodhën largimin.

Nëse për socialistët dhe demokratët ndryshoi vetëm lista emërore e deputetëve, Partia e Lirisë pësoi tkurrje në numrin e mandateve. Me ikjen e Agron Çelës, deputetit të qarkut të Shkodrës nga partia e Ilir Metës te e Edi Ramës, PL mbeti me tre nga katër deputetë.

Dorëheqjet e deputetëve do të vazhdojnë. Të parët të konfirmuar që do të heqin kostumin e deputetit me synimin për të veshuar atë të kryebashkiakut, konkretisht të Tiranës, Elbasanit dhe Vaut të Dejës janë Belind Këlliçi, Luçiano Boçi dhe Zef Hila nga Partia Demokratike.

Nga socialistët deri më tani priten dy. Ende të pazyrtarizuar ata janë Benet Beci për bashkinë Shkodër dhe Besian Ajazi për bashkinë e Gramshit.

Me dorëheqjet e tyre të pritshme shkon në 11-të numri i deputetëve që nuk e çojnë deri në fund mandatin e tyre.

doreheqje mandat parlament
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.