Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Të droguarit rrahin prindërit, viktimat më së shumti janë gratë

19:59 / June 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhune
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Herën e parë që u arrestua, Erblin, një përdorues droge akuzohej për dhunë ndaj të ëmës, një grua që nuk kishte mundësi ekonomike ta dërgonte 24-vjeçarin në një qendër rehabilitimi.

Kur përfundoi dënimin, ai përfundoi sërish nën akuzë për posedim droge dhe për avokatin e tij, është çështje ditësh që e ëma të dorëzohet e të ngrejë sërish padi për dhunë.

“Unë e kam marrë mbrojtjen, e kam marrë në shkallë të parë dhe në Apel dhe do t’a marr prapë, për shkak se është një moment që duhet të ndryshojë, duhet t’i kthehet shoqërisë normale, të heqë dorë nga lënda narkotike“, thotë avokati Sokol Tahiraj.

Nga 2021 policia ka trajtuar 10435 raste të dhunës në familje, prej të cilave përqindjen më të lartë e zënë gratë e dhunuara. Por ajo që vërehet dy vitet e fundit është pikërisht dhunimi i prindërve nga fëmijë të droguar, apo një anëtar i familjes i alkoolizuar. Referuar dendësisë së popullsisë, numrin më të madh të denoncimeve e ka Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora.

Aktualisht, në burgjet shqiptare numërohen 134 shtetas të arrestuar, me statusin të burgosur dhe të paraburgosur, të cilët janë përdorues droge dhe trajtohen me metadon. Numrin më të lartë të tyre për kryerjen e një vepre penale, e zënë dhunuesit në familje kundër një anëtari të familjes, kryesisht prindërit dhe shkak i kësaj dhune sipas hetimeve që ka dërguar të dyshuarit në burg, ka qenë pikërisht kërkesa për para, me të cilat i dyshuari duhet të blinte dozat e drogës.

“Rezulton që ka 30 për qind të çështjeve të regjistruara, që i përkasin kësaj kategorie. Akuzë dhe urdhra mbrojtjeje. Vihet re një rritje e këtij fenomeni, krahasuar me vitet e fundit”, shprehet kancelari Donald Xhelili.

Një monitorim i qendrës “Fol” për Tiranën evidentoi vitin e kaluar se mesatarisht çdo ditë 5- 6 të rinj shoqëroheshin në komisariate me doza droge, kryesisht hashash dhe kokainë. Analizat e mjekësisë ligjore kanë provuar se ata janë përdorues dhe në rast se nuk kanë kryer një krim tjetër përveç mbajtjes së një doze drogë, ata lirohen nga gjykata dhe prokuroria që vendos mos fillim të çështjes. Por problemi vazhdon në familjet e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Nëna e Vuçiç sulmohet pas votimit në Beograd, i rrëmbejnë çantën…

13:18 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

“Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme”- Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit

11:58 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.