Gaz Paja ka 2 vite që ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me bukuroshen, Ira Seferi. Çifti organizuan në vitin 2019-të një ceremoni madhështore me miq e të afërm të tyre, para se të bënin edhe celebrimin zyrtar në tarracën e bashkisë së Tiranës.
Me rastin e 2-vjetorit të martesës, Gazi i ka bërë Irës një dedikim romantik me pak fjalë, por që tregojnë shumë. Gazi nuk bën shpesh të tilla dedikime në rrjete sociale dhe kështu gjithmonë arrin ta surprizojë Irën.
“Dy vite më parë lidha kurorë me një bjonde. Për këtë brunen po flas. Të dua Ira Seferi me çdo lloj ngjyre”, ka shkruar Gazi përkrah një fotografie me partneren e tij.
E surprizuar nga fjalët e bashkëshortit, Ira ja ka kthyer:
“Aaa faleminderit për surprizën Aga! Të dua!”.