Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Të dua o jetë”: Gruaja mbështet “shoferin e 500 mijë eurove” teksa hyn në gjykatë

19:11 / June 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
porti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është lënë në burg shoferi i “thasëve” me euro të zbuluara në një kamion në Portin e Durrësit. Andon Thanasi, shoferi i trajlerit ku u kapën 500 mijë euro akuzohet për transport të parave të paligjshme dhe të padeklaruara.

Thanasi, nga Tirana u arrestua ditën e shtunë në portin e Durrësit. Ndërkohë, gruaja e tij e ka pritur nga dera e gjykatës së Durrësit ku ai mësoi edhe masën e sigurisë.

Ajo dëgjohet t’i thotë:  “Të dua shumë o jetë, mos ki merak për mua.” 

Kujtojmë këtu se shuma e parave u gjet në një kamion me targa “TR 2046 U” që transportonte lëndë për prodhimin e këpucëve nga Italia në Shqipëri.

Më herët, Shoferi Andon Thanasi ka mohuar që të këtë dijeni për paratë apo se kush i kishte vendosur ato në kamion, në pako të vogla të shpërndara në disa vende të ndryshme. Gjithashtu, ai u tha oficerëve që të hapin kamerat e sigurisë në Portin e Durrësit, por edhe të kërkojnë informacion nga Italia.

Efektivet e policisë në Durrës kanë kërkuar informacion nga autoritet italiane në lidhje më këtë çështje dhe po presin përgjigje, për të mësuar më tepër detaje në lidhje më lëvizjet e kamionit në shtetin italian.

Shuma prej rreth 500 mijë eurosh u zbulua nga kontrolli në port pasi u zbulua se në disa vende ai kishte materiale shtese. Dyshimet e para ishin për një shumë të madhe parash, pasi ishin prerje e vogël. Pas numërimit ka rezultuar se janë rreth 500 mije euro.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.