“Europa u përball me mundësinë e një katastrofe bërthamore të enjten”,-tha presidenti Volodymyr Zelensly, pak pasi centrali në Zaporizhia i pushtuar nga rusët, u shkëput nga rrjeti elektrik për herë të parë në histori.
Zelensky tha se vetëm pas hyrjes në funksion të gjeneratorëve, Zaporizhzhia kishte rifilluar të operonte në mënyrë të sigurt. Luftime pranë kompleksit më të madh në Europë, kanë alarmuar botën për një katastrofë të mundshme bërthamore si ajo e Zaporizhzhia.
“Nëse gjeneratorët me naftë nuk do të ishin ndezur dhe nëse stafi ynë në central nuk do të kishte reaguar pas “blackout”-it, atëherë Europa do të përballej me pasojat e një rrjedhje radioaktivë”.
