Shumica e njerëzve janë të mendimit se showbizi dhe kirurgjia estetike shkojnë paralelisht. Dhe ata nuk mund të fajësohen për këtë. Në fund të fundit, ka shumë të famshëm përreth që ndjekin një sërë standardesh bukurie që nuk janë realiste. Dhe, për t’i arritur ata, ndiejnë nevojën që t’i nënshtrohen operacionit aq shpesh sa e gjykojnë të nevojshme. Megjithatë, është e rëndësishme të kihet parasysh se ka të tjerë të famshëm që sado të njohur të jenë, janë të prirur të pranojnë se do të plaken bashkë me trupin e tyre.
Julia roberts: Ajo ka buzëqeshjen më simpatike në Hollywood dhe është një nga personazhet e njohur që zgjodhi të qëndrojë larg operacioneve plastike. “Dua që fëmijët e mi të dinë kur jam e mërzitur, kur jam e lumtur dhe kur jam konfuze.”ka thënë ajo.
Brigitte Bardot: Dikur e njohur si imazhi i modës franceze, modelja dhe aktorja Brigitte Bardot i ka thënë vazhdimisht “jo” operacioneve plastike, duke e bërë të qartë se ditët e saj si personalitet ndërkombëtar kanë marrë fund kur ajo xhiroi filmin e saj të fundit në vitin 1973.
Pink: Pink ka shkruar dikur për veten në një postim: “E dashur, po plakesh. Unë shoh shenjat e moshës. Sidomos kur qesh. Hunda po bëhet më e madhe. Ju dukeni (dhe ndjeheni) të çuditshëm ndërsa mësoheni me këtë realitet të ri. Por hunda juaj ngjan me atë të fëmijëve tuaj dhe fytyra juaj rrudhet aty ku qeshni”. Sipas deklaratës së saj, këngëtarja dhe kantautorja ka zgjedhur të pranojë procesin natyral të plakjes dhe nuk mbështet asnjë lloj operacioni plastik.
Judi Dench: Aktorja dhe shkrimtarja britanike mbron idenë e plakjes natyrale dhe është kundër të gjitha llojeve të operacioneve estetike. Megjithatë, ajo pranoi se dikur kishte menduar t’I bëntë disa ndryshime.
Jennifer Aniston: Aniston pajtohet me shumë prej femrave në këtë listë se njerëzit e shoëbizit ndjejnë njëfarë presioni për çështjen e “ndalimit të kohës”. Dhe ajo shpjegon se ju nuk injektoni asgjë në fytyrën tuaj sepse ka gjëra të tjera që gratë mund të bëjnë për t’u dukur të reja dhe të bukura. Ajo përmend hidratimin, masazhet e fytyrës dhe kremrat si shembuj.
Përveç kësaj, aktorja beson se moda duhet të zgjerojë standardet e bukurisë dhe të përfshijë njerëz të të gjitha moshave, jo vetëm femrat perfekte 20-vjeçare.