Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Të gjitha kombëtaret që luajtën me fanellë të bardhë shkuan në gjysmëfinalet e Europianit. Ja kush shkon në finale

19:47 / July 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fanellat e bardha 770x436 770x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Euro 2020 është cilësuar nga të gjithë si Europiani i çudirave. Të shumta kanë qenë rekordet e vendosura në kompeticionin madhështor të këtij viti, si dhe faktet e çuditshme që janë regjistruar.

Një tjetër konstatim interesant është se Spanja, Italia, Danimarka, Anglia katër skuadrat që siguruan kalimin në gjysmëfinale, në sfidat përkatëse çerekfinale mbajtën të veshur fanellën e bardhë.

Edhe pse e bardha nuk është fanella e parë për Spanjën, Italinë dhe Danimarkën, për shkak se cilësoheshin si skuadra udhëtuese, ishin të detyruara të luanin me fanellën e dytë.

E bardha rezultoi fatsjellëse në fazën çerekfinale të Europianit për 4 kombëtaret. Ndërkohë në gjysmëfinalen e pare, që do të zhvillohjet të martën e 6 korrikut, Italia cilësohet skuadra pritëse në “Ëembley” dhe do të rikthehet te fanella e saj e parë, bluja, ndërsa Spanja do të mund të zgjedhë mes të kuqes tradicionale, apo të bardhës fatsjellëse.

Pritëse cilësohet edhe Anglia ndaj Danimarkës, ndaj Kane me shokë do të vijojnë të luajnë me fanellën e parë, atë të bardhën, ndërsa Danimarka do të rikthehet te e kuqja, ngjyrë me të cilën luajti dy ndeshjet e para në grup, të cilat i humbi që të dyja.

Mbetet për t’u parë nëse e bardha do të triumfojë deri në fund, apo ky fakt supersiticioz do të prishet rrugës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.