Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Të gjithë duan të bëhen inxhinierë, dega më e kërkuar nga maturantët

20:15 / August 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
politekniku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më datë 3 gusht ka përfundur aplikimi online për përzgjedhjen e 10 programeve të studimit për maturantët në raundin e parë. Këtë vit, ndryshe nga ai i kaluar, vendin e parë si dega më e preferuar e mban ajo e inxhinierisë.

“Aplikuan mbi 21 mijë maturantë, një ulje shumë e lehtë brenda marzhit. Në krye është inxhinieria, zakonisht kanë qenë shkencat mjekësore bashkë me infermierinë, këtë vit ka një rritje pak më të madhe tek inxhinieritë bashkë me teknologjinë e informacionit që janë në vendin e parë me rreth 25% të aplikimeve, pastaj vjen shkencat mjekësore me 23,2%të aplikimeve dhe në vend të tretë janë shkencat ekonomike me 16%. Pastaj vazhdon mësuesia dhe programet 2 vjeçare. Mësuesia ka një rritje të lehtë mbase është dhe efekti i uljes se mesatares për hyrjen në sistemin e bachelor dhe programet dy vjeçare që jane diku te 8%.”- tha Arjan Xhelaj, drejtor i RASH.

Në datën 31 gusht do të publikohet në portalin e-albania renditja e aplikantëve për çdo program studimi, ku ngjyra jeshile tregon se janë fitues në atë fazë. Më pas me datë 2 shtator nis proçesi i regjistrimit.

Nga data 2 fillon proçesi i regjistrimit me faza 48 orëshe. Në raundin e parë do të kemi 7 fasha 48 orëshe ku maturantë do të ndjekin proçesin e regjistrimit. Mbas regjstrimit do hapet ngjyra  e verdhë për ato maturantë që janë poshtë vijës së kuqe dhe ju hapet një vend studimi, që domethënë që në fazen pasardhëse ata do jenë fitues dhe do vazhdojnë me regjistrimin”.- tha Arjan Xhelaj.

Maturantët kanë mundësi për të kapur një degë studimi në tre raunde. Aplikimet për raundin e dytë nisin në 22 shtator dhe zgjasin deri më datë 24, ndërsa për raundin e tretë aplikimet janë nga data 19 tetor deri më 21. Por këtë vit për maturantët është shtuar edhe një mundësi tjetër.

“Në raundin e fundit është dhëne edhe një mundësi tjetër shtesë për maturantët, të cilët pasi kanë vijuar të tre raundet dhe nuk kanë mundur që të regjistrohen në asnjë degë dhe shikojnë që kanë ngelur akoma kuota të lira në degët që ato nuk i kanë aplikuar në formularin a2 ose a3 gjatë raundeve të mëparshëm, të shkojnë pranë universitetit përkatës dhe të kërkojnë të regjistrohen. Universiteti i kontrollon ato në sistemin pranë e-albania nëse plotësojnë kriteret hyrëse, ato të mesatares, në rast se po atëherë fillojnë me regjstrimin, megjithëse nuk e kanë zgjedhur programin në raundin e mëparshëm”.- tha zoti Xhelaj.

dega inxhiniere maturantet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.