Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Të gjithë e pamë, por asnjërit nuk i shkoi mendja tek kuptimi simbolik i fustanit të Vjosa Osmanit

23:57 / April 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjosa osmani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vjosa Osmani është zgjedhur para dy ditësh Presidente e Kosovës.

Situata me pandeminë COVID-19 bëri që në ceremoninë zyrtare të marrjes së detyrës, presidentja Vjosa Osmani të mos ketë shumë të ftuar.

Në këtë ceremoni, Vjosa u paraqit me një fustan në gjatësinë e gjurit në ngjyrë vjollcë të errët të dizenjuar nga Valdrin Sahiti, i cili në një pronocim për “klankosova”, Sahiti u shpreh se ngjyra e përzgjedhur përcjell fuqinë dhe ambicien, ndërsa detaji i pelerinës transmeton idenë e një heroine.

“Modeli i zgjedhur për inaugurimin e presidentes ka qenë zgjedhje e imja e cila transmeton në bazë të ngjyrës dhe formës, mesazhe në opinion. Ngjyra vjollcë përveçse njihet si ngjyrë mbretërore, asocon me fuqinë dhe ambicien, ndërsa sa i përket modelit dhe vendosjes së pelerinës, përveçse estetikisht e kam parë të pranueshme dhe të pëlqyeshme, kam menduar që në rastin e sotëm i jep më shumë pompozitet ngjarjes dhe jep bindjen e një heroine (jo vetëm heronjtë veshin pelerina) mirëpo në rastin e Vjosës, mund ta quajmë”, tregoi Valdrin Sahiti.

Kujtojmë se Vjosa fitoi në raundin e tretë të votimit. Ajo mori 71 vota në një garë me Nasuf Bejtën, duke fituar kështu besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar.

Në dy raundet e para, asnjëri nga kandidatët për president, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, nuk arritën të marrin 80 votat e nevojshme.

Në sallë ishin të pranishëm 84 deputetë dhe në raundin e parë të votimeve morën pjesë 81 deputetë.

Osmani është e martuar dhe ka dy vajza. Para se të bëhet presidente, ajo ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen.

fustanit mendja Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.