Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga duket se është në prag të ndarjes nga i fejuari i saj Christian Carino.
Ata kanë qenë në lidhje që nga shkurti i vitit të kaluar dhe kanë bërë publike fejesën në muajin tetor, por tashmë duket se lidhja e tyre është duke u shuar, e këtë e ka bërë të ditur një burim për revistën E News.
Këto dyshime erdhën edhe nga Lady Gaga pasi që në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’ ajo nuk e kishte vënë unazën e fejesës në vlerë prej 400,000 mijë dollarë.
Gaga më parë ishte e fejuar me aktorin Taylor Kinney që nga shkurti i vitit 2015 deri në korrik të vitit 2016.