Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Të gjithë ndihen fitues…!

21:34 / May 14, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
496508904 1414644196227008 6117812396914507634 n
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Hasan PASHA*

Komentet për zgjedhjet politike të vitit 2025 kanë shpërthyer kudo. Ata që dolën humbës kanë rikthyer një retorikë tashmë të njohur – me akuza për “banditë e kriminelë”, “të korruptuar” apo “blerje e shitje votash”. Ndërkohë, pala fituese është treguar më e përmbajtur, më e qetë dhe më e qytetëruar.

Gjatë gjithë fushatës, socialistët kanë argumentuar se Shqipëria meriton të jetë pjesë e Bashkimit Europian, se Edi Rama është lideri më i suksesshëm i periudhës post-’90 dhe se Partia Socialiste është sot forca më e organizuar politike në vend, duke merituar plotësisht mandatin e katërt.

Fushata e të majtës u shqua si model në çdo aspekt. Nuk pati incidente, nuk u përdorën mjetet shtetërore për fushatë – ndryshe nga ç’ndodhte dikur me kundërshtarët tanë. Asnjë mësues, infermier apo punonjës i administratës nuk u vu nën presion për bindjet politike.

Edhe këtë herë, opozita nuk e meritoi fitoren. Në rajonin tonë, ajo u shfaq agresive ndaj qytetarëve, ndaj investimeve dhe ndaj punës së mirë të qeverisë dhe pushtetit vendor. Kandidatët e emëruar pa rrënjë në terren, më shumë ngjanin si kameramanë që “ngushëllonin” qytetarët pas 30 vitesh. Lëvizjet e tyre me karvanë makinash në fshatra dhe qytete sollën vetëm tension, ndasi e rrëmujë. Metodat e vjetra e të tejkaluara u rikthyen, duke krijuar kaos dhe zhurmë.

Në këtë kontekst, fitorja e Partisë Socialiste është edhe një fitore për demokratët e ndershëm – shumë prej të cilëve iu bashkuan kësaj rruge progresiste. Sepse sot, më shumë se kurrë, qytetarët kërkojnë qetësi, rregull e punë.

Pas këtyre zgjedhjeve, Shqipëria hyn në një fazë më të qëndrueshme, duke vazhduar me vendosmëri rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Fitorja historike e së majtës në Qarkun e Dibrës, pas 34 vitesh, pritet të marrë një vlerësim të veçantë nga Qeveria Rama – pasi ky rajon vendosi t’i bashkohej kampit të fituesve progresistë.

-Kryetar i PS Mat

fitues gjithe hasan pasha ndihen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Irani, këndi i lojërave të preferuara të “Mossad”

13:15 / June 14, 2025

Ylli Manjani: Pagat e shtetit si shtesa katesh pa leje!

19:47 / June 13, 2025

Historia e “Checkpoint Charlie” dhe rreziku i “luftërave të qeta”

08:28 / June 13, 2025

SHBA dhe ftohja e bërthamës së reaktorit iranian

08:54 / June 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.