Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Të gjithë po presim të rriten temperaturat, mjeku gjerman na pret shpresat: Nuk ka gjasa që virusi të ikë me të nxehtin!

14:05 / March 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjeket 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Burra, gra dhe fëmijë, të gjithë mund të infektohen nga koronavirusi, por pasojat janë shumë të ndryshme.

Faktorë vendimtarë janë mosha, gjinia dhe sëmundjet e mundshme të mëparshme. Mediat në Gjermani thonë se Covid 19 mund të përhapet me shpejtësi në javët dhe muajt e ardhshëm, e dy të tretat e popullsisë do të infektohen. Sipas Christian Drosten, virologu kryesor në spitalin e Berlinit Charité, nuk ka gjasa që situata të ndryshojë shumë kur të ngrohet përsëri moti dhe të marrë fund sezoni klasik i ftohjes ose gripit. Një shumicë e popullsisë do të ketë formuar në vjeshtë antitrupa kundër SARS-CoV-2, kur të vijë vala tjetër e ftohjes, thotë ai.

Njerëzit e moshuar janë veçanërisht të rrezikuar, pasi shkalla e vdekshmërisë rritet në mënyrë eksponenciale nga mosha rreth 65 vjeç. Por eksperienca me raste në Itali, tregon se është prekur shumë edhe grupmosha 40-44 vjeç. Sipas të dhënave të OBSH-së, burrat vdesin në mënyrë të konsiderueshme më shpesh se gratë nga SARS-CoV-2.

Shkalla e vdekjes në Kinë në mes të shkurtit ishte 2.8% për burrat dhe 1.7% për gratë. Ekspertët thonë se sistemi imunitar femëror është më rezistent se ai i burrave. Kjo është kryesisht për shkak të estrogjenit, i cili stimulon sistemin e imunitetit dhe lufton patogjenët më shpejt dhe në mënyrë më agresive.

Nuk është kuptuar ende ndërkohë arsyeja përse fëmijët nuk sëmurën shumë ose e kalojnë me simptoma më të buta, por mjekët supozojnë se “sistemi jo specifik” tashmë i lindur është efektiv tek fëmijët e vegjël.

Gjerman nxehti temperaturat tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.