Mesa duket Armina Mevlani nuk ka duruar dot më në karantinë pa kujdesin e estetistëve. Blogerja e njohur ka publikuar disa video në Instastory-in e saj, teksa po bën një trajtim në një prej salloneve të kryeqytetit.
Me syzet mbrojtëse, Armina rri shtrirë në sallë, teksa estetistja bën punën e saj, ndërsa një tjetër e filmon gjithë skenën.
“Mos harroni, jo ekspozim në diell. CO2 më i miri për shenjat dhe aknet,”-shkruan Armina në videot e publikuara.
Qendrat estetike e kanë të ndaluar që të hapen pasi kategorizohen si me rrezik të lartë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Hapja e tyre dënohet me ligj, megjithatë nuk dihet se ku e ka gjetur një klinikë të tillë hapur për t’u kujdesur për veten. Apo i ka shkuar estetistja në shtëpi?