Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Të hash një kafshë është si të hash kushëririn”, animalistja thotë se bimët kanë sistem nervor

10:29 / July 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 e0d13f8728664534565769a68f19c662
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Animalistja Jonida Gjoka, e cila u bë virale në rrjetet sociale pas deklarateve të saj mbi ujin dhe trajtimin e tij, u bë e njohur dhe për atë që tha se “të hash një kafshë është njësoj si të hash kushëririn tënd”. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tha se të gjitha ato deklarata mbi kafshët dhe ujin nuk janë gjëra të sajuara nga ajo, por janë të verifikuara shkencërisht. Ajo tha se kjo gjë është e provuar nga shkencëtari japonez, Masaru Emoto. Jonida tregoi se ajo vetë është vegjetariane, por është në evolim pasi ha frutat e detit.

“Janë studime që janë bërë nga shkencëtarë në laboratorë. Unë kam mbaruar bio-kimi në 92 dhe interior dizanj në Amerikë. Unë kam sjellë disa foto në fakt që deklaratat që kam bërë nuk janë personale, po mi kanë dhënë mua kreditet. Njeriu kudo që shkon merr atë që ka brenda, nëse ke zotin brenda ke mirësi, në kundërt ke demonët. Unë i falenderoj të gjithë ata që kanë bërë komente se më kanë dhënë kreditet.

Në fakt gjithçka që është në këtë planet është e gjallë. Ka një krijues dhe tek uji, ka një ndërgjegje si çdo gjë e gjallë. Hindut, indianët e kanë pasur ujin 5 mijë më përpara. Nuk e kam thënë unë, mi keni dhënë mua kreditet. Një gjë që është e gjallë ka memorie, ka ndërgjegje. Nëse kjo është funny, unë në fund të ditës kam bërë diçka. E ka thënë një shkencëtar japonez që e ka thënë këtë, Masaru Emoto quhet ai që e ka studiuar. Është e vërtetë që ne jemi kushërinj si mund ta konsumosh. Duke filluar nga dhëmbët, sistemi tretës ka një zorrë shumë të shkurtër dhe ne e kemi shumë të gjatë si lopa. E treta pehashi është 2.0.

Ne jemi energji, qenie shpirtërore që kemi këtë eksperiencë fizike. Ne jemi ajo që kemi qënë para lindjes dhe pas vdekjes. Këtë e thonë edhe shkrimet fetare. Tashmë nuk jam më mëkatare. Aktualisht jam vegjetariane, e konsumoj vezën të pastër. Pse duhet t’i bëj unë lopës apo tjetrit diçka. Unë jam dakord me qumështin, me vezën.

Sa më i madh të jetë sistemi nervor aq më e madhe është ajo që ndjejnë. Unë ha vetëm frutat e detit. Do ishte e pamoralshe me mua të thosha që jam perfekte. Jam në evolim. Edhe lutja kur ti e thua me mendje ka fuqi më tepër. Edhe kur gatuan, po bën turli. Merre qepën ti do ti flasësh. Bimët kanë sistemin nervor. Unë jam për atë që bënë më pak dhimbje”, u shpreh animalistja.

Jonida Gjoka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Francë, përshkallëzohen protestat studentore/ Rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

13:18 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.